Ndërlidhjet

Mbi 400 milion euro borxh ndaj KEK-ut


KEDS
KEDS

Mbi 410 milion euro llogaritet borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve që kanë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, që nga përfundimi i luftës në Kosovë deri në vitin 2013.

Nga kjo shumë mbi 100 milion euro janë borxhe të konsumatorëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës,rajon ky i banuar me shumicë serbe, e që Korporata Energjetike e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur qasje.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori ekzekutiv për Shërbime në Korporatën Energjetike të Kosovës, Edmond Nulleshi.

Ndryshe para dy vitesh është privatizuar Distribucioni i KEK-ut. Konsorciumi fitues turk “Limak&Çalik” ka blerë këtë rrjet prej 26.3 milion euro.

Pas privatizimit, për mënyrën e grumbullimit të borxheve të vjetra, Nulleshi thotë se vitin e kaluar është arritur një marrëveshje me pronarin e ri të Distribucionit dhe Furnizimit më Energji Elektrike (KEDS).

“Duke pasur parasysh faktin se te gjitha resurset për këtë shërbim janë bartur tek KEDS, sipas kësaj marrëveshje KEK ka angazhuar KEDS-insi agjent për grumbullimin e borxheve te vjetra përkundrejt pagesës së një takse për atë shërbim. Ne baza tre mujore, KEDS i dërgon shënimet rreth borxhit te inkasuar dhe bënë pagesën e tyre” tha Nulleshi.

Përfaqësues të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë për Energji, (KOSID), që janë marrë vazhdimisht me çështjet energjetike, konsiderojnë se vlera e borxhit është jashtë zakonisht e lartë, por autoritete energjetike nuk kanë treguar efikasitet në grumbullimin e këtyre mjeteve.

Kushtrim Puka, nga Forumi për Iniciativë Qytetare, organizatë kjo pjesë e konsorciumit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se vlera e borxhit nuk mundet të grumbullohet për një periudhë të shkurtër, me gjithë faktin se operatori privat po ndëshkon konsumatorët , pasi për çdo vonesë të pagesës se faturës se shpenzuar, u shkëputet energjia.

“KEDS po vazhdon të ashpërsoj mënyrën se si po i mbledhin faturat. Ne po dëgjojmë se konsumatorët po dënohen nëse nuk i paguajnë borxhet me kohë.Po, shkyçen menjëherë nga rrjeti.Pra, KEDS po mundohet që në çdo mënyrë ti zvogëlojë humbjet komerciale apo të rritë nivelin e inkasimit”, tha ai.

Puka,megjithatë pohon se autoritetet kompetente nuk janë transparente në informatat për grumbullimin e mjeteve. Madje sipas tij, nuk është vërejtur ndonjë zgjidhje afat gjate, që është menduar si t’i lehtësohet konsumatorëve pagesa e borxheve të mëhershme.

“Për derisa transparenca nuk është në nivel të duhur ne nuk po kemi mënyrë se si të masim me efikasitet, se a ka arritur të zvogëlohet kjo shifër, apo mbetet shifra e njëjtë si në kohën e privatizimit. Me informatat që ne kemi, nuk ka ndonjë lëvizje të madhe në vlerën mbledhjen e borxheve të përgjithshme të cilat kanë qenë”, tha Puka.

Sidoqoftë, përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se pavarësisht se cila kompani KEK-u apo KEDS- menaxhon borxhin e grumbulluar, do të përballet më sfida të mëdha në eliminimin efenomenit, siç e quajnë ata, borxhit politik, në pjesën veriore të Kosovës.

XS
SM
MD
LG