Ndërlidhjet

logo-print

Ministri ukrainas kërkon armëpushim të vërtetë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i jashtëm i Ukrainës Pavlo Kimkin, e ka kritikuar sot ashpër agresionin rus në Ukrainën Lindore .

Teksa ka folur në Basel të Zvicres në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Klimkin e ka kritikuar Rusinë posaqërisht për mosrespektimin e marrëveshjeve të armëpushimit.

“Ajo që na duhet, është një armëpushim i vërtetë dypalësh”, ka thënë Kimkin.

OSBE-ja është monitoruese e marrëveshjes së 5 shtatorit mbi armëpushimin në Ukrainën lindore, marrëveshje e cila është shkelur çdo ditë posaqërisht në zonat përreth aeroportit dhe në qytetin Donetsk.

Një marrëveshje e re armëpushimi rreth aeroportit në Donetsk është arritur më 1 dhjetor, por lufta atje vazhdon.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavvrov do të takohen sonte në mbrëmje në Basel.

XS
SM
MD
LG