Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizia zbulon vendin e rekrutimit të ekstremistëve


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Brendshme e Kirgizisë, ka njoftuar se e ka zbuluar një lokacion të fshehtë prej nga organizata ekstremiste po rekrutonin të rinj për t’iu bashkuar grupeve terroriste.

Zëdhënësi i ministrisë, Bakyt Seitov, ka thënë se me rekrutimin e personave për t’iu bashkuar terroristëve në organizatën Kyrygz Hizb-ut-Tahrir, po merreshin tre burra duke predikuar ekstremizmin islamik në rrethinën e Zheti Oguz në rajonin lindor Issuk-Kul.

Seitov ka njoftuar se autoritetet e sigurisë, gjatë operacionit të bastisjes kanë konfiskuar edhe një sasi të librave ekstremistë.

Gjykata e lartë e Kirgizisë e ka ndaluar veprimtarinë e organizatës Kyrygz Hizb-ut-Tahrir qysh në tetor të vitit 2003.

Por, kjo organizatë në Kirgizi ka vepruar edhe më tej ilegalisht dhe atë kryesisht në zonat rurale të vendit.

Grupi Kyrygz Hizb-ut-Tahrir ka një shtrirje ndërkombëtare dhe anëtarët e saj kanë predikuar ideologjinë vehabiste.

Zyrtarët thonë se Kyrygz Hizb-ut-Tahrir ka një rol të veçant në strategjinë e Al-Qaeda dhe Shtetit Islamik, për radikalizimin e rekrutimin e të rinjëve për tu bashkuar me IS në siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG