Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ: Protesta eskaloi


Pamje nga protesta e sotme

Pamje nga protesta e sotme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në cilësinë e monitoruesit të protestave para rektoratit në Prishtinë, ka bërë me dije se protesta e sotme ka qenë e qetë, por, ka eskaluar ngase protestave të sotme u ka parprirë një fjalor jotolerant nga organizatorët e vetë protestës.

Sipas KMDLNJ-së, në protestë kanë marrë pjesë rreth 1 mijë protestues të cilët kanë filluar në mënyrë të qetë e që pastaj kanë eskaluar, gjatë përpjekjeve të disa protestuesve që më dhunë të hynë brenda objektit të rektoratit gjë që është penguar nga Policia e Kosovës .

Protestuesit sipas KLMDN-së kanë kërkuar përmbushjen e kërkesës së tyre “për regjistrimin e 1050 studentëve me automatizëm në bazë të një Marrëveshjeje të nënshkruar midis ish rektorit Mujë Rugova dhe OVL e UÇK-së dhe një kërkesë – urdhëresë të ministrit të MASHT që i është drejtuar rektorit aktual Ramadan Zejnullahut për regjistrimin e të gjithë atyre që janë në listat që i ka dorëzuar OVL e UÇK –së “.

“KMDLNJ mbron të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore dhe dinjitoze si e drejtë elementare e njeriut për shprehje të paknaqësisë mirëpo është kundër protestave që ndikojnë në përshkallzimin e situatës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KMDLNJ.

Vetë KMDLNJ ka kundërshtuar regjistrimin e 1050 studentëve me automatizëm duke thënë se në këtë listë ka edhe persona që nuk kanë të bëjnë fare me kategoritë e dala nga lufta.

XS
SM
MD
LG