Ndërlidhjet

logo-print

18 viktima nga dy shpërthime në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Irak kanë bërë me dije se si rezultat i shpërthimit të dy makinave bombë, janë vrarë 18 persona.

Sipas zyrtarëve irakianë, njëra nga bombat ishte vendosur në një kompleks restoranesh, derisa tjetra në një treg.

Sulmi i parë i cili sipas zyrtarëve të policisë, kishte në shënjestër një kompleks restoranesh të vogla që gjenden në lagjen sheite Sadr, ka lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 25 të tjerë.

Disa minuta më vonë, ka ndodhur edhe shpërthimi i dytë, gjatë të cilit janë vrarë shtatë persona dhe janë plagosur 21 të tjerë.

Zyrtarët shëndetësorë e kanë konfirmuar numrin e viktimave.

Sulme të tilla të cilat kanë ngjarë së fundi në Irak, janë shkaktuat nga grupet ekstemiste të Shtetit Islamik, të cilët edhe kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.

XS
SM
MD
LG