Ndërlidhjet

Kerry shfaq përkushtimin ndaj Afganistanit


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Konferenca kushtuar Afganistanit në të cilën do të diskutohen çështje të sigurisë, korrupsioni dhe reforma politike, ka filluar të mbahet në Londër.

Në fillim të saj, pjesëmarrës në këtë konferencë, Sekretari amerikan John Kerry, e ka shfaqur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e re në Afganistan.

“Ne e kemi një qeveri në Kabul e cila meriton përkushtimin tonë”, ka thënë sekretari Kerry.

Në konferencën e cila është bashkëorganizuar nga presidenti afgan Ashraf Ghani dhe kryeministri i Britanisë David Cameron, pjesëmarrës është edhe presidenti pakistanez Nawaz Shafrif dhe Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah.

Konferenca nuk pritet të përfundoj me zotime të reja të ndihmës financiare ndaj Afganistanit, por do përfudnoj me një platformë se si të bëhet reforma politike në Afganistan.

XS
SM
MD
LG