Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Dëshmitarët e Jehovait shpallen terroristë


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Supreme e Rusisë e ka shpallur terroriste, faqen e internetit të sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait.

Zyrtarët e gjykatës së lartë kanë thënë në Moskë, se Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e prokurorisë.

Ankesa e prokurorisë kishte rezultuar pasi që një gjykatë e shkallës më të ultët, kishte vendosur që faqja e internetit e Dëshmitarëve të Jehovait, nuk është ekstremiste.

Prokurorët nga rajoni Tvar i Rusisë e kanë parashtruar padinë gjatë vitit të kaluar me pretendimin se idetë e promovuara nga Dëshmitarët e Jehovait, nxisin urrejtje dhe ndasi.

Tri librat kryesore të organizatës "What Does The Bible Teach Us About”, “Get Closer To Jehovah" dhe "Come And Follow Me", gjithashtu janë shpallur si libra me përmbajtje ekstremiste.

Dëshmitarët e Jehovait, është një organizatë fetare ndërkombëtare që ka nisur të veprojë në Rusi dhe në të gjitha shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, qysh në fillim të viteve të 90-ta.

Sekti i krishter ka rreth 8 milion anëtarë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG