Ndërlidhjet

SHBA nuk gjen gazetarin e rrëmbyer në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Deparetamenti amerikan i Mbrojtjes ka pranuar të enjten, se misioni i dërguar në Jemen, për gjetjen e disa pengjeve të marra, nuk ka arritur që ta gjej vendndodhjen e një gazetari amerikan.

Forcat speciale të SHBA-ve e kishin kërkuar gazetarin 33 vjeçar Luka Somers, por ai, nuk është gjetur në vendin ku e kanë kontrolluar forcat amerikane.

Misioni megjithatë, ka shpëtuar tetë persona të tjerë të cilët po mbaheshin në Gadishullin Arabik, në një qendër ku vepron Al-Qeada.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, nuk ka bërë me dije rreth vendondodhjes së misionit të shpëtimit.

Një zyrtar i Jemenit ka bërë me dije se Somers dhe një shtetas britanez, ishin larguar para bastisjes.

XS
SM
MD
LG