Ndërlidhjet

Aleatët premtojnë mbështetje për Afganistanin


Sekretari amerikan John Kerry dhe presidenti i Pakistanit, Nawaz Sharif
Sekretari amerikan John Kerry dhe presidenti i Pakistanit, Nawaz Sharif

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tjerë kanë premtuar se nuk do ta braktisin Qeverinë e re të Afganistanit, pas përfundimit të misionit luftarak ndërkombëtar në fund të dhjetorit.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë pritur të enjten në Londër përfaqësues të 60 vendeve, për të diskutuar rreth sigurisë, korrupsionit dhe reformave politike në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Qeveria e Ghanit dhe e shefit ekzekutiv, Abdullah Abdullah, ka adresuar disa çështje të mëdha prejse ka marrë detyrën në muajin shtator.

Misioni luftarak ndërkombëtar në Afganistan përfundon mandatin më 31 dhjetor, pas 13 vjetësh prani në këtë vend.

XS
SM
MD
LG