Ndërlidhjet

35 viktima nga shpërthimet në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i sulmeve me bomba në Bagdad dhe në qytetin verior irakian Kirkuk, janë vrarë së paku 35 persona.

Dy bomba të ndara, fillimisht sipas zyrtarëve irakianë, kanë shpërthyer në një lagje sheite në qytetin Sadr, duke lënë të vdekur 18 persona.

Një bombë tjetër, ka shpërthyer në afërsi të së ashtuquajtures Zona e gjelbër, ku janë të vendosura shumë objekte qeveritare, dhe ka lënë të vdekur dy persona të tjerë.

Një bombë që ka eksploduar në Kirkuk, ka lënë të vdekur 15 persona, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar.

Shpërthimi në Kirkik besohet se ka qenë nga një sulmues vetvrasës.

Sulmet e tilla në Irak kanë qenë të shpeshta, ndërsa për shumicën nga to, përgjegjësinë e kanë marrë ekstremistët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG