Ndërlidhjet

Presidenti i Francës viziton Kazakistanin


Presidenti i Francës, Francios Hollande

Presidenti i Francës, Francios Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të arrijë sot në Astana, për të filuar vizitën zyrtare dy-ditore në Kazakistan.

Hollande, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kazak, pritet që të takohet me presidentin Nursultan Nazarbaev dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, i ka bërë thirrje presidentit francez që gjatë takimeve me zyrtarët e Kazakistanit, të ngritë shqetësime rreth të drejtave të njeriut.

Përmes një deklarate të lëshuar, HRW ka njoftuar se ka një numër të madh të shqetësimeve mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kazakistan, duke përsfshirë mosndëshkimet për torturë, brugimin e kritikëve të qeverisë, kontrollin mbi mediat dhe lirinë e shporehjes.

XS
SM
MD
LG