Ndërlidhjet

Poroshenko: Armëpushimi në Ditën e heshtjes


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar në lidhje me nismën e re për armëpushimin në Ukrainën Lindore.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen e tij zyrtare, Poroshenko ka njoftuar se ushtria do të ndaloj së shtëni në Ukrainën lindore, duke filluar 9 dhjetor, në ditën të cilën ai e ka quajtur “Dita e heshtjes”

Poroshenko ka njoftuar se armëpushimi dhe kushtet e tij, janë përfshirë në një marrëveshje që është arritur në Minsk, më 5 shtator.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, ka cituar liderët e rajoneve seperatiste Donjeck dhe Luhansk, të kenë thënë se një masë e tillë është e përfshirë në marrëveshjen e Minskut, por, është e paqartë nëse ata do të veprojnë në përputhje me të.

Që nga 5 shtatori, armëpushimi është shkelur në vazhdimësi, ndërsa nga ajo datë, janë vrarë më shumë se 1 mijë persona.

Në fillim të kësaj jave, një armëpushim në aeroportin e Donjeckut, është ndërprerë vetëm disa orë pasi kishte nisur të zbatohej.

XS
SM
MD
LG