Ndërlidhjet

logo-print

Në Kashmir vriten pesë trupa indiane


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e kanë sulmuar një kamp ushtarak indian në Kashmir, duke lënë të vdekur pesë trupa indiane.

Zyrtarët kanë bërë me dije se dy militantë të dyshuar, gjithashtu janë vrarë gjatë përleshjes me forcat indiane.

Një oficer i ushtrisë, ka njoftuar se militantët kanë përdorur granata dhe pushkë automatike, ndërsa kanë tentuar të hyjnë në një njësi artilerie.

Kampi në rajonin Uri, është në afërsi të vijës kufitare që ndanë rajonin e administruar nga indianët Himalayan, dhe atë të kontrolluar nga Pakistani.

Me pretendime territoriale, të dyja kombet kanë luftuar në dy-tri lufta që nga viti 1947.

XS
SM
MD
LG