Ndërlidhjet

Obama sot publikon emrin e Sekretarit të mbrojtjes


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet që gjatë ditës së sotme të bëj publik emrin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë nga administrata, kanë njoftuar në fillim të kësaj jave, se fizikanti dhe ish-zëvendësshefi i mbrojtjes Ashton Carter, do të emërohet nga Obama për Sekretar të mbrojtjes.

Carter do ta zëvendësojë Chuck Hagel, i cili pas më pak se dy vitesh punë, ka dhënë dorëheqje nga posti, më 24 nëntor.

Në qoftë se konfirmohet nga Senati, Carter do të jetë Sekretari i katërt i mbrojtjes në gjashtë vitet e fundit, që kur Obama është zgjedhur president.

Sekretari i mbrojtjes pritet të përballet me sfida duke filluar nga rritja e numrit të militantëve të Shtetit Islamik, me agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe me Kinën.

XS
SM
MD
LG