Ndërlidhjet

15 të arrestuar për masakrën në Bosnjë


Ilustrim

Ilustrim

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia në Serbi dhe Bosnjë, si të dyshuar për një masakër që ka ngjarë në Bosnjë, në vitin 1993.

Associated Press, bën me dije se dhjetë persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bosnjë dhe pesë të tjerë në Serbi.

Prokurorët e të dyjave vendeve, të cilët kanë qenë armiq gjatë kohës së luftës, i kanë thënë AP, se ata kanë bashkëpunuar për të hetuar masakrën që kishte ngjarë në Shtërpci të Bosnjës më 27 shkurt të vitit 1993, ditë në të cilën 19 meshkuj ishin nxjerrur jashtë nga treni e ishin vrarë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe vëllau i ish-shefit ushtarak Milan Lukiq, Gojko Lukiq, si dhe gjenerali i ushtrisë sërbe në Bosnjë, Luka Dragiqeviq. Ky i fundit ishte komandant në zonën ku kishte ndodhur masakra.

Masakra në Shtërpci është kryer gjatë konflilktit në Bosnjë, në të cilin më shumë se 100 mijë persona kishin mbetur të vdekur, ndërsa miliona të tjerë ishin shpërngulur.

AP ka njoftuar se hetimi që po kryhet, e ka mbështetjen e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë të Holandës.

XS
SM
MD
LG