Ndërlidhjet

Hollande: Kazakistani, rol të madh në uljen e tensioneve


Presidenti i Francës Francois Hollande dhe presidenti kazak Nurusultan Nazarbaev

Presidenti i Francës Francois Hollande dhe presidenti kazak Nurusultan Nazarbaev

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka thënë homologut të tij kazak Nurusultan Nazarbaev, se Kazakistani mund të luaj rol në lehtësimin e tensioneve në mes të Rusisë dhe Perëndimit, rreth Ukrainës.

Hollande ka arritur sot në kryeqytetin Astana, ndërsa do të qëndroj edhe gjatë ditës së nesrme.

Gjatë vizitës dy-ditore, Hollande synon rritjen e tregëtisë dhe të lidhjeve politike të shtetit të tij, me Azinë Qëndrore.

Hollande i ka thënë homologut kazak, se Franca është e interesuar që të ketë bashkëpunim ekonomik dhe tregëtar me Kazakistanin.

“Ne po takohemi në kohën kur kemi një situatë të tensionuar në mes të Rusisë dhe vendeve evropiane. Unë do të doja që këto tensione të zgjidhen, dhe për këtë, vendi juaj mund të luaj një rol të rëndësishëm”, i ka thënë Hollande presidentit kazak.

Pas takimeve në Astana, presidenti francez do të udhëtoj për në qytetin më të madh të Kazakistanit, në Almaty.

XS
SM
MD
LG