Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë të vrarë nga sulmet e militantëve në Kashmir


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetë pjesëtarë të trupave indiane janë vrarë si rezultat i një sulmi nga militantët në një kamp të ushtrisë indiane, në Kashmir të Indisë.

Zyrtarët kanë bërë me dije, se gjatë këtij aksioni dhe kundërpërgjigjes së trupave indiane, kanë mbetur të vdekur edhe tre militantë të dyshuar.

Një zyrtar, ka bërë me dije se militantët nën përdorimin e armëve, kanë tentuar të hyjnë brenda në një objekt ku gjendeshin armët ushtarake.

Kampi në rajonin Uri, është në afërsi të vijës kufitare që ndanë rajonin e administruar nga indianët Himalayan, dhe atë të kontrolluar nga Pakistani.

Me pretendime territoriale, të dyja kombet kanë luftuar në dy-tri lufta që nga viti 1947.

XS
SM
MD
LG