Ndërlidhjet

Rusia: SHBA ka mangësi në mbrojtjen e të drejtave të pakicave


Ilustrim
Ilustrim

Rusia thotë se vrasjet e amerikanëve me ngjyrë nga ana e policëve dhe protestat që kanë pasuar pas këtyre rasteve, tregon për mangësitë që i ka SHBA, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesit e Ministrisë së jashtme ruse për të drejtat e njeriut, kanë shfaqur shqetësimin sot pas të shtënave ndaj një qytetari me ngjyrë në Arizona nga ana e policisë si dhe pas dy ditëve protesta në Nju Jork.

Protestat në Nju Jork janë mbajtur pasi që një komision hetues nuk ka ngritur akuzë ndaj një polici që kishte vrarë një qytetarë me ngjyrë të SHBA-ve.

Konstantin Dolgov, ka shkruar në Twitter se shkeljet e të drejtave ndaj pakicave etnike, janë bërë rutinë në Shtetet e Bashkuara.

Rusia në vazhdimësi është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara për mosrespektim të drejtave të njeriut.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë që të gjykojnë të tjerët.

XS
SM
MD
LG