Ndërlidhjet

Australia ashpërson ligjet e emigracionit


Ilustrim
Ilustrim

Australlia ka ashpërsuar ligjet e saj të emigracionit, duke rivendosur viza të përkohshme për refugjatët dhe jo lejeqëndrime të përhershme.

Me 34 vota pro dhe 32 kundër dhe pas një debati të ashpër, deputetet e parlamentit e kanë miratuar këtë ligj.

Legjislacioni i ri, i lejon azilantët që të jetojnë dhe punojnë në Australi për tri deri në pesë vite, por nuk iu lejon atyre, që të marrin lejeqëndrim të përhershëm.

Në fund të periudhës së përkohshme që caktohet për azilantë, ata do të kthehen në vendet e tyre.

Qeveria ka kërkuar rikthimin e vizave, në mënyrë që trajtoj dosjet e 30 mijë azilantëve, që kanë arritur në Australi së fundi përmes anijeve.

Australia aktualisht arreston të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në këtë shtet përmes anijeve dhe i mban ata nëpër kampe.

XS
SM
MD
LG