Ndërlidhjet

BE: Rusia mund ta rikthej projektin Rrjedha e Jugut


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i ri i energjisë në Komisionin Evropian, ka thënë se Rusia mund ta rikthej projektin Rrjedha e Jugut, në qoftë se ajo i ndjek rregullat e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Marosh Sefcovic, ka thënë se BE-ja është e gatshme që ta diskutoj projektin që ishte paraparë të ndërtohej në Detin e Zi, por Rusia sipas tij, duhet tu përmbahet rregullave të BE-së dhe të heqë dorë nga një ankesë që e ka bërë përkitazi me këtë çështje, në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka njoftuar më 1 dhjetor se Rusia e ka braktisur projektin Rrjedha e Jugut, ndërsa ka fajësuar BE-në se e ka detyruar të tërhiqej.

BE-ja në anën tjetër, e ka hedhur poshtë akuzën e Rusisë.

“Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë këtë projekt me Rusinë. Por, Rusia duhet ta ketë të qartë që të tërheqë rastin nga Organizata Botërore e Tregëtisë dhe të jetë e gatshme që në këtë projekt të zbatoj ligjet e BE-së”, ka thënë Sefcovic.

XS
SM
MD
LG