Ndërlidhjet

Gazetarja e REL-it rrezikon burgun


Gazetarja Khadija Ismayilova.
Gazetarja Khadija Ismayilova.

Një gjykatë në Baku ka vendosur që gazetaren hulumtuese të Radios Evropa e Lirë nga shërbimi i Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova, ta dërgoj në paraburgim.

Ismayilova, e cila është akuzuar për shpifje, është ftuar që të paraqitet sot në gjykatë.

Rasti ndaj Ismayilova ka të bëjë me publikimin e një dokumenti në rrjetet sociale.

Dokumenti në fjalë ka treguar se shërbimet sekrete të Azerbajxhanit, kanë përdorur një incizim të paligjshëm të seksit, për të shantazhuar një aktivist të opozitës.

Ismayilova e vlerëson rastin si goditje ndaj shoqërisë civile, nga ana e qeverisë së Azerbajxhanit.

Gazetarja nga shërbimi i Azerbajxhanit është e njohur për raportet e saj rreth bizneseve familjare të presidentit Ilham Aliyev.

Në tetor, autoritetet e Azerbajxhanit e kanë penguar Ismayilovan që të udhëtoj për në Pragë, ku ajo ishte planifikuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG