Ndërlidhjet

Ngritet aktakuza për asistentët dhe studentët e mjekësisë


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka ngritur sot aktakuzë ndaj trembëdhjetë personave që janë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit, disa nga të pandehurit e këtij janë asistentë në Fakultetin e mjekësisë e disa të tjerë studentë të të njëjtit fakultet.

Të pandehurit, sipas kumtesës, akuzohen se kanë kryer veprat penale: marrje e rushfetit, ushtrim i ndikimit, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale që lidhet me veprën penale të ushtrimit të ndikimit.

Dy nga të pandehurit, sipas prokurorisë, akuzohen edhe për veprën penale të dhënies së ryshfetit.

“Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, 11 prej të cilëve kanë qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak, lidhur me rastin e Fakultetit të Mjekësisë. Të akuzuarit janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq, personat e akuzuar janë: E. B, asistent në fakultetin e mjekësisë, R.Z, student në fakultetin e mjekësisë, K. G, asistent në fakultetin e mjekësisë, A. J, i pa punë, L. B., K. M., M. B., G. M, asistentë në fakultetin e mjekësisë, A. H, doktor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, A. H., M. M., Sh. R. si dhe A. O.”, ka njoftuar Zyra për media e Prokurorisë së Shtetit.

XS
SM
MD
LG