Ndërlidhjet

Kirgizia hap ambasadën në Emriratet Arabe


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, gjatë një vizite që është duke e e realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, e ka nënshkruar një dekret për hapjen e ambasadës kirgize në Abu Dhabi.

Shërbimi për media i presidentit kirgiz, ka bërë me dije se ambasada do të hapet pas një muaji, kohë derisa të rregullohen çështjet organizative dhe financiare rreth hapjes së ambasadës.

Atambaev gjatë diskutimeve me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka hapur edhe temën për investimet e mundshme nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe në transport, logjistikë dhe sektorët bujqësorë të Kirgizisë.

Atambaev, gjatë vizitës së tij në Emiratet Arabe, është takuar me udhëheqës të lartë duke përfshirë Sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili është Komandant suprem i forcave të armatosura të Emirateve Arabe.

XS
SM
MD
LG