Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina ia parapaguan Rusisë 378 milionë dollarë për gaz


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i energjisë së Ukrainës, Volodimir Demchyshyn, ka njoftuar sot se Kievi është në proces të parapagimit të 378 milionë dollarëve në drejtim të Rusisë, për furnizim me gaz natyror.

Mjetet sipas tij, do të transferohen deri në fund të ditës së sotme.

Shuma e parave do të dërgohet në Rusi, me qëllim që Ukraina të furnizohet gjatë dhjetorit nga Rusia, me 1 miliard metra kub të gazit natyror.

Ukraina merr nga Rusia gjysmën e gazit që konsumon.

Rusia ka ngritur çmimin e gazit për Ukrainën që nga përmbysja e presidentit pro-rusë të Ukrainës, Viktor Yanukovych, në shkurt të këtij viti.

Rusia pati ndërprerë furnizimet me gaz për Ukrainën në qershor, por një muaj më parë, është arritur një marrëveshje për të rifilluar me furnizimet, me kusht që para se të dërgohet gazi, të bëhet parapagimi.

XS
SM
MD
LG