Ndërlidhjet

Kreshnik Berisha dënohet me 3 vjet e 9 muaj burgim


I dënuari Kreshnik Berisha dhe avokati i tij
I dënuari Kreshnik Berisha dhe avokati i tij

Drejtësia në Gjermani ka dënuar me tre vjet e nëntë muaj burgim shtetasin Kreshnik Berisha, i cili ka prejardhje nga Kosova, për pjesëmarrje në luftën e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Ky është gjykimi i parë i këtij lloji në Gjermani.

Berisha i është shmangur dënimit më të rëndë prej dhjetë vjetësh pasi ka pranuar se ka kaluar gjashtë muaj me militantët e Shtetit Islamik në Siri, vitin e kaluar.

Autoritetet gjermane besojnë se mbi 500 shtetas gjermanë luftojnë përkrah IS-it në Irak dhe Siri.

Agjencitë e brendshme të inteligjencës thonë se 60 shtetas kanë vdekur atje në luftime ose në sulme vetëvrasëse dhe se 180 janë kthyer në Gjermani.

XS
SM
MD
LG