Ndërlidhjet

Eksperti ushtarak dhe gazetari Alyaksandr Alesin, është zhdukur tash e disa ditë.

Mediat në Bjellorusi, kanë njoftuar të mërkurën, se Alesin është arrestuar në një kafene gjatë javës së kaluar, në qytetin Minsk.

Sipas tyre, Alesin është arrestuar nën akuzat për spiunazhë.

Zëdhënësi i Shërbimit sekret të Bjellorusisë, Artur Strekh, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, ka refuzuar të komentoj në lidhje me rastin.

Kolegët e Alesin nga gazeta "Belarusians & Market", i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se kolegu i tyre është zhdukur për disa ditë, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Komentet që Alesin i ka publikuar, nuk përkojnë me pozicionin e qeverisë në Bjellorusi.

Alesin ka thënë se Bjellorusia duhet të reformoj dhe modernizoj ushtrinë e vet, në kohën e krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG