Ndërlidhjet

Shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik përdorin anglishten në takimet e tyre


Ilustrim

Ilustrim

Një organizatë që ka bashkuar ish-republikat sovjetike, tash e tutje ka vendosur që takimet mos t'i mbajë më në gjuhën ruse, por në gjuhën angleze.

Organizata për Demokraci dhe Zhvillim Ekonomik përfshinë Gjeorgjinë, Ukrainën, Azerbajxhanin dhe Moldavinë.

Ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, tha gjatë një sesioni në Basel të Zvicres, se ai ka propozuar që anglishtja të flitet në vend të rusishtes.

Rusishtja është gjuha kryesore që është përdorur në tubimet zyrtare të Bashkimit Sovjetik.

Organizata për Demokraci dhe Zhvillim Ekonomik, është krijuar në vitin 2001 nga katër anëtarët e tanishëm, si dhe nga Uzbekistani i cili ishte tërhequr.

XS
SM
MD
LG