Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian në Kosovë mbështet rektorin e Universitetit


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe shefat e misioneve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e rektorit të Universitetit të Prishtinës, “për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë studentët”.

Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë kanë thënë se shmangia e kritereve për pranim në Universitet “dëmton jo vetëm universitetin, por edhe të drejtën e studentëve që të kenë një arsim cilësor, të cilin e meritojnë”.

“Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së Arsimit të Lartë Evropian, autonomia dhe pavarësia e të gjitha universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë duhet të respektohet”, thuhet në letrën e të dërguarve evropianë.

Letra pason protestën e mbajtur të enjten nga shoqatat e dala nga lufta, përfaqësuesit e të cilave kërkojnë dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.

Ky i fundit nuk ka pranuar të zbatojë një Memorandum Mirëkuptimi, në bazë të të cilit studentë të kategorive të dala ngalufta, pranohen me automatizëm në universitet, duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit.

XS
SM
MD
LG