Ndërlidhjet

logo-print

Burgoset gazetarja e REL-it në Baku


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Një gjykatë në Baku ka urdhëruar që Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese e Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit, të mbahet në paraburgim për dy muaj.

Ismayilova është thirrur që të paraqitet sot në Gjykatën e Qarkut, në lidhje me një rast, në të cilin një person e ka akuzuar atë se e ka detyruar të bëjë vetëvrasje.

Ajo po ashtu është akuzuar për publikimin e një dokumenti, i cili ka treguar se shërbimet sekrete të Azerbajxhanit kanë përdorur një incizim të paligjshëm të seksit, për të shantazhuar një aktivist të opozitës.

Të enjten, shefi i stafit të presidentit të Azerbajxhanit, Ramiz Mehdiyev, ka akuzuar publikisht Ismayilovan për tradhti, ndërsa punëtorët e Radios Evropa e Lirë i ka quajtur spiunë të vendit.

Ismayilova e sheh presionin ligjor si pjesë të shtypjes që po i bën Qeveria e Azerbajxhanit shoqërisë civile.

Ajo njihet për raportimin e saj të gjerë për interesat biznesorë të familjes së presidentit Ilham Aliyev.

XS
SM
MD
LG