Ndërlidhjet

Sulmi në Grozni, 24 të vrarë


Grozni, 4 dhjetor 2014.
Grozni, 4 dhjetor 2014.

Numri i të vdekurve nga sulmi i së enjtes në Grozni të Çeçenisë ka arritur në 24.

Shërbimi për media i Ministrisë së Brendshme ruse ka thënë se numri i policëve dhe ushtarëve të vrarë tani është 14.

Dje, Komiteti Anti-terrorist Kombëtar i Rusisë ka thënë se bëhet fjalë për 10 policë dhe ushtarë të vrarë, ashtu si edhe 10 militantë.

Dhuna ka shpërthyer pasi një grup militantësh ka okupuar një ndërtesë në qendër të Groznit.

Ndërtesa është shkatërruar nga luftimet që kanë pasuar.

XS
SM
MD
LG