Ndërlidhjet

Ndëshkime të reja për terrorizëm në Çeçeni


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov.

Lideri pro-rus i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka shpallur dënime të reja për terrorizëm, që prekin familjet e atyre që kryejnë akte terroriste.

Njoftimi i tij vjen një ditë pasi një sulm në kryeqytetin Grozni ka lënë 24 njerëz të vrarë.

“Nëse një person i armatosur në Çeçeni vret një polic ose dikë tjetër, familja e personit të armatosur do të dëbohet menjëherë nga Çeçenia pa të drejtë për t’u kthyer dhe shtëpia e saj do të rrafshohet”, ka thënë Kadyrov.

Nga sulmi i së enjtës në Grozni janë vrarë 14 policë dhe ushtarë dhe 10 militantë.

Dhuna ka shpërthyer pasi një grup militantësh ka okupuar një ndërtesë në qendër të Groznit.

Ndërtesa është shkatërruar nga luftimet që kanë pasuar.

XS
SM
MD
LG