Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar arrestimin e gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova, e cila kontribuon për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.
“Arrestimi i Ismayilovas nuk është asgjë tjetër pos një frikësim i orkestruar, i cili është pjesë e një fushate të vazhdueshme për të heshtur zërat e lirë dhe kritikë”, ka thënë përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq.
“Unë e përsëris thirrjen time për autoritetet e Azerbajxhanit që të ndalojnë këtë praktikë, e cila është e dëmshme për lirinë e medias”, ka shtuar Mijatoviq.
Ismayilova është dënuar nga një gjykatë në Baku me dy muaj paraburgim, nën akuzat se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.