Ndërlidhjet

Anija Orion kryen me sukses fluturimin


Lansimi i anijes Orion

Lansimi i anijes Orion

Anija e re e NASA-s, Orion, ka rënë në Oqeanin Paqësor, me ndihmën e parashutave, pas fluturimit testues, i cili ka zgjatur katër orë e gjysmë.

Kapsula pa pilot ka fluturuar në një lartësi prej më shumë se 5,800 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

NASA ka raportuar për disa rezultate pozitive, duke thënë se kompjuterët në bord nuk janë prekur nga rrezatimi i lartë në hapësirë.

Kjo ka qenë përpjekja e parë e suksesshme për të dërguar në hapësirë një sondë që mund të bartë njerëz, prejse programi i hënës Apollo ka përfunduar në vitin 1972.

NASA shpreson që një ditë të dërgojë astronautë në Mars, duke përdorur kapsulën Orion.

XS
SM
MD
LG