Ndërlidhjet

BE: Rusia të mos e përfshijë Ballkanin në konfrontimin Lindje – Perëndim


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Rusisë që të mos e tërheq Ballkanin Perëndimor në mospajtimet e saj në rritje me Perëndimin lidhur me Ukrainën.

Duke i theksuar “tensionet” ndërmjet BE-së dhe Rusisë, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Sarajevë, mbrëmë tha se është në interesin e të dy palëve “që të gjejnë dhe zhvillojnë mënyra për bashkëpunim, e jo konfrontim”.

Vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë me ngulm të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por diplomatët thonë se Rusia po i shfrytëzon kohët e vështira dhe ndjenjën proruse në mesin e disa sllavëve të krishterë ortodoksë për të krijuar ndikim në rajon.

Derisa Sllovenia dhe Kroacia tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, synime për pranim kanë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Por, rruga e tyre është ngadalësuar për shkak të pakënaqësisë së thellë brenda BE-së lidhur me procesin e zgjerimit të mëtejshëm dhe zvarritjes së reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor.

XS
SM
MD
LG