Ndërlidhjet

Raporti: Irani i ka konfirmuar sulmet ajrore kundër IS-it në Irak


Zëvendësministri i jashtëm iranian, Ebrahim Rahimpour, ka konfirmuar se vendi i tij ka ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irakun fqinj, me kërkesë të qeverisë së Irakut, ka raportuar e përditshmja londineze, The Guardian.

Zoti Rahimpour ka thënë se qëllimi i sulmeve ishte “mbrojtja e interesave të miqve tanë në Irak” dhe se sulmet nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara, që po ashtu po ndërmerrë fushatë të sulmeve ajrore kundër caqeve të grupit esktremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.

Këto janë komentet e para nga një zyrtar iranian, me të cilat konfirmohet roli i Iranit në sulmet ajrore në provincën irakiane, Dijala, që është në kufi me Iranin.

Sulmet kishin ndodhur në fund të muajit të kaluar, ndërsa Teherani kishte mohuar se ka nërmarrë ndonjë sulm të tillë në Irak.

XS
SM
MD
LG