Ndërlidhjet

Hagel: Afganistani ka kaluar rrugë të gjatë për 10 vitet e fundit


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes në dorëheqje, Chuck Hagel, ka arritur në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Kabul, ai tha se Afganistani ka “kaluar rrugë të gjatë”, gjatë 10 viteve të fundit dhe se ka besim se forcat e sigurisë afgane do të arrijnë të mbrohen nga talibanët, pas tërheqjes së ushtartëve të NATO-s, deri në fund të këtij viti.

Zoti Hagel tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretearit të mbrojtjes, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, e emëruar politikanin, Ashton Carter, që ka përvojë të gjatë të punës në Pentagon, për sekretar të ardhshëm të mbrojtjes.

Vozita e zotit Hagel po bëhet derisa sot janë vrarë tre policë afganë në provincën veriore, Javzjan.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e këtyre policëve.

Talibanët i kanë shtuar sulmet e tyre kundër pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë afgane, derisa forcat e jashtme po tërhiqen nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG