Ndërlidhjet

logo-print

BE: Ashton - ndërmjetësuese për programin atomik të Iranit


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Ish-zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, vazhdon të mbetet ndërmjetësuese ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, lidhur me programin atomik të kontestuar të Iranit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka emëruar zonjën Ashton si këshilltare speciale të saj për lehtësimin e bisdimeve atomike me Iranin, ka njoftuar mbrëmë BE-ja.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, dështuan që muajin e kaluar ta zgjidhin mospajtimin 12 vjeçar lidhur me programin atomik të Teheranit.

Megjithatë, bisedimet janë zgjatur edhe për 7 muaj të tjerë.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se programin atomik e përdorë për zhvillimin e armatimit bërthamor.

XS
SM
MD
LG