Ndërlidhjet

Obama e dënoi vrasjen “barbare” të gazetarit amerikan


Gazetari amerikan Luke Somers
Gazetari amerikan Luke Somers

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar “vrasjen barbare” të gazetarit amerikan, Luke Somers, nga al-Kaida në Jemen, gjatë një përpjekjeje për shpëtim.

Gazetari Somers, 33 vjeçar, mbahej i rrëmbyer.

Në deklaratën e sotme, zoti Obama tha se Uashingtoni “nuk do t’i kursej përpjekjet” për shpëtimin e amerikanëve jashtë vendit.

Më herët, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, kishte konfirmuar se gazetari Somers ishte vrarë, së bashku me katër persona të rrëmbyer të tjerë joamerikanë, gjatë një operacioni.

Zoti Hagel tha se opercioni i shpëtimit ishte i arsyeshëm pasi ka pasur “shkaqe detyruese për të besuar se jeta e zotit Siomers ishte në rrezik të menjëhershëm”.

Dega lokale e al-Kadisë në Jemen, më 4 dhjetor e ka publikuar një video në Internet, ku shihej gazetari Somers.

Ky grup ishte kërcënuar me vrasjen e tij brenda tri ditësh, nëse Uashingtoni nuk i plotëson kërkesat e militantëve, që nuk ishin të specifikuara.

Gazetari Luke Somers ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2013 në kryeqytetin Sana të Jemenit.

XS
SM
MD
LG