Ndërlidhjet

Pakistan: Pretendohet vrasja e liderit të lartë të al-Kaidës


Adnan El Shukrijumah

Adnan El Shukrijumah

Ushtria e Pakistanit thotë se e ka vrarë liderin e lartë të al-Kaidës, në pjesën fisnore veriperëndimore të Pakistanit, Adnan El Shukrijumah.

Sipas njoftimit të ushtrisë, ky lider është vrarë sot herët në mëngjes, në Shinvarsak, në Vaziristanin Jugor.

Ushtria tha se dy militantët të tjerë të dyshuar ishin vrarë gjatë operacionti, në të cilin, po ashtu, u vra një ushtar dhe u plagos një tjetër.

Shukrijumah ishte i dënuar në Shtetet e Bashkuara për komplot për sulm në metronë e Nju Jorkut.

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara e akuzonin personin Shukrijumah për rekturim të tre njerëzve në vitin 2008, për trajnim në Pakistan.

Adnan Shukrijumah besohet se ishte shef i operacioneve globale të al-Kaidës. Më herët në këtë pozicion ishte ideologu i sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Khalid Sheikh Mohammed.

XS
SM
MD
LG