Ndërlidhjet

Presidenti i Francës arriti në Rusi


Francois Hollande
Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka arritur në Moskë, kju pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të biseduar lidhur me krizën në Ukrainë.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka raportuar se takimi i zotit Holland me zotin Putin, do të mbahet në aeroportin Vnukovo në Moskë, ku ka ateruar aeroplani i presidentit francez.

Tjetër çështje, për të cilën pritet të diskutohet, është ajo e pezullimit të marrëveshjes nag ana e Francës, për shitjen në Rusi të dy luftanijeve.

Kjo marrëveshje ishte ndalur si pjesë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për rolin e saj në kryengritjen në Ukrianë dhe për aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

Agjencia AFP raporton se vizita e presidentit francez në Moskë, është e para vizitë e një lideri perëndimor, prej se ka filluar kriza në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG