Ndërlidhjet

SHBA: Në Afganistan mbesin edhe 1 mijë ushtarë shtesë


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se afro 1 mijë trupa shtesë do të mbesin në Afganistan, vitin e ardhshëm, për ta plotësuar mungesën e përkohshme të forcave të NATO-s.

Këtë lëvizje e ka miratuar edhe presidenti amerikan, Barack Obama, megjithqë me planet e mëparshme, forcat amerikane në Afganistan, kufizoheshin në më së shumti 9,800 ushtarë në vitin 2015.

Zoti Hagel, që sot arriti për vizitë njëditëshe në Kabul, u tha gazetarëve se procesi i zgjatur zgjedhor në Afganistan e kishte shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes për siguri me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me të cilat janë bërë plane të reja, që qeveritë perëndimore të kontribuojnë me trupa në periudhën pas misionit, që përfundon në fund të vitit 2014.

Sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, që ka paraqitur dorëheqje më 24 nëntor, pas presionit nga kritikët, tha se deri në 10,800 ushtarë të jashtëm do të mund të mbeten në Afganistan, prej tash e deri në pak muajt e parë të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG