Ndërlidhjet

Rusi: Kërcënim me aksion juridik lidhur me akuzat për doping


Presidenti i Federatë së Atletikës së Rusisë, Valentin Balakhnichev, tha se do të ndërmarrë aksion juridik kundër raportit në Televizionin Gjerman, me të cilin atletët rusë akuzohen për doping sistematik.

“Dokumentari ishte provokim, që ka për qëllim diskreditimin e sportit rus”, tha Balakhnichev, dhe ka shtuar se ato janë “akuza shpifëse”.

Njëherësh, Agjencia Ruse për Antidoping ka shpallur dje se e ka filluar hetimin e vet lidhur me akuzat.

Programi njëorësh është transmetuar më 2 dhjetor në kanalin ZDF/ARD.

Më 4 dhjetor, Asociacioni Nërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) tha se ato ishin “akuza të rënda” të bëra nga Televizioni Gjerman.

XS
SM
MD
LG