Ndërlidhjet

Biden: Nuk ka nevojë për më tepër sanksione kundër Iranit


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka kundërshtuar thirrjet për më tepër sanksione kundër Iranit, lidhur me programin e tij atomik, duke thënë se “kjo nuk është kohë për të rrezikuar dështim, kur ne ende kemi rast për kthesë”.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij më Institutin Brukings në Uashington, mbrëmë vonë, ai theksoi se sanksionet tashmë të imponuara kundër Iranit, janë funksionale duke e ngadalësuar ekonominë iraniane dhe programin bërthamor të këtij vendi.

“Kjo na jep ne nxitje për zgjidhje paqësore”, tha Biden.

Irani dhe 6 fuqitë botërore, gjatë bisedimeve muajin e kaluar në Vjenë, dështuan ta zgjidhin mospajtimin 12 vjeçar, lidhur me ambicjet atomike të Teheranit. Megjithatë, ata i kanë zgjatur negociatat edhe për shtatë muaj të tjerë, për arritjen e kësaj marrëveshjeje, që është vlerësuar se do të ishte historike.

Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë që Irani ta ndalë programin e tij bërthamor, në mënyrë që të parandalohet prodhimi eventual i bombës atomike.

Irani i ka hedhur poshtë pohimet se synon zhvillimin e kapaciteteve për armatim bërthamor dhe thotë se programi atomik shfrytëzohet për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG