Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: U varros një person i vrarë nga policia


Pamje nga protestat në Shtetet e Bashkuara

Pamje nga protestat në Shtetet e Bashkuara

Në Bruklin të Nju Jorkut është mbajtur ceremonia e varrimit të personit zezak, Akai Gurley, i cili ishte qëlluar për vdekje nga policia.

Funerali u organizua mbrëmë vonë, derisa për të katërtën ditë me radhë kanë vazhduar protestat kundër dhunës policore ndaj minoriteteve në Shtetet e Bashkuara.

Akai Gurley ishte qëlluar në qafë më 20 nëntor, derisa hynte në shkallët e pandriçuara në një ndërtesë të banimit.

Juria e madhe do të vendos se a duhet të akuzohet polici përgjegjës.

Kjo po ndodhë në kohën kur Juria e madhe, për një rast tjetër, ka vendosur që të mos akuzohet një polic i bardhë për vrasjen me shtërngim me duar në qafë të personit të zi, Eric Garner.

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur shumë protesta të ndërlidhura edhe me vendimin e Jurisë së madhe, që të mos akuzohet polici, i cili e qëlloi dhe e vrau personin e zi, Michael Brown, 18 vjeçar, në Ferguson të Misurit.

XS
SM
MD
LG