Ndërlidhjet

Filipine: Shkatërrime të mëdha nga tajfuni


Pamje pas shkatërrimeve nga tajfuni Haiyan në Filipine në vitin 2013
Pamje pas shkatërrimeve nga tajfuni Haiyan në Filipine në vitin 2013

Tajfuni Hagupit ka shkatërruar çdo gjë që ka pasur përpara në pjesën lindrore dhe qendrore të Filipineve, me një erë të fuqishme me shpejtësi 175 kilometrta në orë.

Nga kjo stuhi mbrëmë vonë, janë shkatërruar shtëpi, janë rrëzuar drunjtë, shtyllat, dhe linjat e rrymës elektrike.

Autoritetet thanë se më se 700 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të tjera publike, në 30 provinca.

Deri tash nuk ka pasur raporte për njerëz të vrarë.

Në nëntor të vitit 2013, nga tajfuni Haiyan, ishin vrarë ose zhdukur së paku 7,300 vetë, në pjesën qendrore të Filipineve, ndërsa ishin zhvendosur më se 4 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG