Ndërlidhjet

Irak: Militantët e IS-it i kanë ekzekutuar 16 vetë


Luftëtarët fisnorë në mbrojtje nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik në provincën Anbar
Luftëtarët fisnorë në mbrojtje nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik në provincën Anbar

Liderët fisnorë në provincën perëndimore Anbar të Irakut kanë thënë sot se militantët e Shtetit Islamik (IS) i kanë rrëmbyer dhe ekzekutuar 16 pjesëtarë të fisit Albu Nimr, para tri ditësh.

Këta liderë kanë thënë se trupat e të vrarëve i kanë gjetur 10 kilometra nga qyteti Hit.

Fisi Albu Nimr ka luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe konsiderohet se, me gjasë, qindra pjesëtarë të këtij fisi janë ekzekutuar nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, për shkak të rezistencës ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG