Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në polici – së paku 8 të vrarë


Pamje pas një sulmi vetëvrasës të mëparshëm në Bagdad

Pamje pas një sulmi vetëvrasës të mëparshëm në Bagdad

Së paku tetë vetë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në një stacion policor në veri të kryeqytetit Bagdad në Irak.

Sulmi filloi sot në mëngjes kur një sulmues vetëvrasës me makinë depërtoi në kompleksin e stacionit të policisë në fshatin al-Salman afër qytetit Tarmijah.

Pas eksplodimit, militantët e armatosur e sulmuan stacionin e policisë.

Një zyrtar policor tha se së paku pesë policë dhe tre persona të tjerë janë vrarë, ndërsa së paku 11 vetë janë plagosur.

Tarmijah është 50 kilometra larg Bagdadit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ndodhi një ditë pasi së paku 10 vetë ishin vrarë në një hapësirë shiite afër Bagdadit, dersia pelegrinët mblidheshin për të udhëtuar në qytetin e shenjtë Qerbela për festën myslimane të Arbainit.

XS
SM
MD
LG