Ndërlidhjet

Papunësia e të rinjve – problemi kryesor


Qytetarë në Prishtinë
Qytetarë në Prishtinë

Shkalla e papunësisë te të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 55 për qind.

Derisa sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare në Kosovë, është vlerësuar se papunësia e përgjithshme është mbi 30 për qind si dhe me një nivel të lartë të varfërisë.

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, kemi marrë mendimet e disa të rinjve rreth asaj se sa është e vështirë të punësohesh në Kosovë.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Ardian Sadiku, të cilin e takuam në sheshin e kryeqytetit, tha për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë është shumë e vështirë të gjesh punë, andaj ai personalisht po mendon të ik nga vendi.

"Pikërisht për këtë punë jemi duke shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme , me i marrë vulat edhe me ik jashtë vendit, sepse këtu nuk ka punë", u shpreh ai.

Edhe Shkelzen Morina 23 vjeçar, student i fakultetit ekonomik është i papunë.

"Këtu është vend që nuk ka punë për të rinjtë. Edhe gjithë të rinjtë po mendojnë për të dalur jashtë shtetit. Unë për vete nuk e kam ndër mend me shku jashtë. Unë jam në studime, por është shumë krizë me gjetë punë", tha Morina.

Papunësia te të rinjtë në Kosovë, vlerësohet se ka krijuar efekte negative afatgjate. Të rinjtë e papunë thuhet se nuk kanë arritur të integrohen në shoqëri për shkak të mungesës së të ardhurave.

Një gjë ë tillë e thotë Kushtrim Sherifi, i cili ndonëse është student i fakultetit ekonomik, punon si kamarier në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit.

Por, ai thotë se me pagën prej 200 eurosh, nuk mund të bëj asgjë për të pasur një jetë të mirë.

"Veq fati se shumë pa punësi e madhe është. Unë punoj kamarier, jam në vitin e parë në fakultetin ekonomik. Paga ime është 200 euro. Veq për veti më del, por për t'i ndihmuar familjes jo .

Edhe Dardan Berisha, 25 vjecar, i cili ka përfunduar studimet në fakultetin juridik, thotë se qe një vjet e gjysmë është i papunë.

"Jo nuk punoj, jo që është vështirë, por nuk mundesh me gjetë fare punë. Kam aplikuar gjithkund, por qe 1 vjet e gjysmë nuk kam mund të punësohem. Prindërit kujdesen fianciarisht për mua".

Edhe Fitore Rrahmani thotë se është e papunë dhe varet financiarisht nga prindërit.

"Është shumë vështirë me gjet punë. Nuk ka vende pune për të rinjtë. Pak shkon edhe me të njofshëm. Une studioj psikologji të përgjithshme dhe nuk punoj, varem financiarisht prej prindërve", shprehet ajo.

Për papunësinë tek të rinjtë flet edhe Besim Morina.

"Është shumë vështirë me gjet një vend pune. Krejt të rinjtë po sillen gjithë ditën nëpër kafe".

Edhe Shkurte Topanica, studente e fakultetit të psikologjisë thotë se është e papunë dhe ballafaqohet me të njejtin problem, ndonëse me vështirësi ja del.

"Mendoj që ëhstë shumë e vështirë me gjetë punë. Unë nuk punoj, studioj psikologji. Varem financiarisht nga babai".

Ndryshe sipas të dhënave të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në Kosovë nga muaji janar e deri në shtator, janë mbi 8 mijë persona që kanë lënë Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG