Ndërlidhjet

Maqedoni: Zbritjet e fundit në dyqane, jo reale


Ilustrim
Ilustrim

Muaji dhjetor është i njohur për reklamat e shumta të vendosura në xhamat e dyqaneve me artikuj të brendeve të ndryshme botërore për zbritje të mëdha, madje deri në shtatëdhjetë përqind.

Por qyetarët ankohen se këto oferta të cilat janë shumë joshëse, në shikim të parë nuk reflektojnë realitein brenda dyqaneve, ngase ose bëhet fjalë për një pjesë shumë të vogël të artikujve të cilat kanë pësuar zbritje ose thjesht zbrijet bëhen pasi paraprakisht pronarët e dyqaneve kanë fryer çmimet.

“Varet ku dhe në cilat dyqane lirimet janë të vërteta , por realisht ende nuk kam hasur në ndonjë lirim që është i njëtë me atë që ofrohet në dyert e dyqaneve, përkatësisht për 70 përqind më lirë të mund të marrësh ndonjë pjesë të veshjeve nga brendet e njohura”, thotë një qyetare rreth të 30-tave.

Një qyetare tjetër, ankohet se edhe pse në bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, nëse qyetetari nuk është i kënaqur nga produkti që e ka blerë , ai të njëjtin ka të drejtë ta kthejë brenda 15 ditësh, nëse nuk i ka shkatuar ndonjë dëmtim, por kjo gjë në Maqedoni pothuajse asnjëherë nuk zbatohet.

“Shitësit në dyqane asnjëhrë nuk pajtohen që të kthejnë paratë për produktin që unë s'kam qënë e kënaqur si konsumatore, por zakonisht jam detyruar të blej ndonjë produkt tjetër edhe më të shtrenjtë nëse kam dashur ta ndërroj të njëjtin, jam ankuar po pa ndonjë efekt”, thotë një qyetare tjetër duke nënvizuar se përvoja e ka mësuar që të mos joshet aq shumë nga reklamat për zbritje të mëdha gjatë fundvitit.

Ndërkohë dikasteri i ekonomisë së Maqedonisë, është zotuar se me intensifikimin e aktiviteteve të inspekoriatit të tregtisë duke bërë kontrolle, do të ul numrin e dëmtimit të konsumatorëve njëhërësh është duke realizuar një varg projektesh për edukimin e punëtorëve të tyre për të luftuar dukurinë e mashtrimit të qytetarëve nga ana e tregtarëve.

Por, Mirjana Lonçar, kryetare e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Maqedoni, thotë se aspekti ligjor që rregullon këtë dukuri me ndryshimet të cilat parashihen në ligjin pë mbrojtjen e konsumatorëve, gjatë vitit 2015 duhet të parashihen rregullativa të cilat do të jenë më të qarta dhe do të ngushtojnë në tërsi hapësirën për çdo manipulim nga ana e bizneseve.

“Konsumatorët nuk janë ata që duhet të kontrollojnë sa ligji për mbrojtjen e konsumatorëve arrin të zbatohet në praktikë, për këtë çështje është përgjegjëse inspektorati i tregut. Jo rrallë herë qytetarët kur hyjnë në dyqanet në të cilat gjatë fundvitit thuhet se ka zbritje, ata e kuptojnë se bëhet fjalë vetëm për një pjesë shumë të vogël të produkteve, madje një pjesë e tyre jo rralë janë dhe me kualitet të dyshimtë”, thekson Mirjana Lonçar.

Por, Arben Halili, ekspert i ekonomisë, konsideron se është fuqia konsumatore ajo që përcakton si cilësinë e prodhimeve në treg ashtu dhe koston e çmimeve.

“Është fuqia e konsumatorëve ajo që përcakton se cili do të jetë niveli i cilësisë dhe çmimeve të produketve të ndryshme”, thekson Arben Halili, duke nënivizar se duhet punuar më shumë dhe në ngritjen e vetëdijes së vet konsumatorëve të cilët duhet të njohin të drejat e tyre.

“Fakt është se edhe konsumatorët janë ata të cilët duhet të jenë më vigjilent dhe njëherit të insistojnë për t`u informuar për përmbajtjen e prodhimeve për të cilat ata paguajnë. Pra pos politikave shetërore të cilat duhet të vihen në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve, është dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve ajo që do të përcaktojë sasinë, por mbi të gjitha cilsinë e prodhimeve që ata konsumojnë”, thekson Halili.

Ndryshe në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare edhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti qyetarët kanë bërë mbi 4 mijë ankesa në Inspektoratin për Tregti, si pasojë e pakënaqësisë nga prodhimet e ndryshme të cilat i kanë blerë vetëm 1.5 % e tyre, kanë marë epilog pozitiv në favor të konsumatorëve.

XS
SM
MD
LG