Ndërlidhjet

Nigeri: Konfiskohet aeroplani transportues rus


Ilustrim
Ilustrim

Nigeria e ka konfiskuar një aeroplan transoportues rus dhe e ka arrestuar ekuipazhin e tij frengjishtfolës, pasi ai kishte ateruar në mënyrë të paautorizuar në qytetin verior, Kano, me pajisje të padeklaruara ushtarake në të.

Një zyrtar i forcave ajrore të Nigerisë ka konfirmuar konfiskimin e djeshëm të aeroplanit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Zyrtarët nigerianë brenda aeroplanit kanë gjetur dy helikopterë, makina ushtarake të rezitueshme ndaj plumbave dhe kuti të ndryshme, që konsiderohet se ishin pajisje të dyshuara ushtarake.

Nuk është e qartë se për ku ishte nisur ky aeroplan.

XS
SM
MD
LG